Platforma HR për çdo biznes

Punëtorët tuaj, në zyrë dhe në terren, në një aplikacion.

Prania me GPS, destinacionet e ditës në hartë, oraret, kërkesat, pagat sipas ligjit të Kosovës dhe gjithë HR-ja e biznesit. Punëtori e ka në telefon, administratori e ka nën kontroll.

Së shpejti nëGoogle Play
Së shpejti nëApp Store
Ekrani i pagës në aplikacion
Kryefaqja e punëtorit me butonin HYRJE
Hyrja u regjistrua08:02 · vendndodhja e verifikuar
Arriti te Klienti 210:40 · Rr. Agim Ramadani
7 ditëprovë falas, pa kartelë
1 – 100+punëtorë, i vogël apo i madh
Ligji i Kosovëskontratat dhe pagat
SQ · EN · DEshqip, anglisht, gjermanisht
Punëtorët në terren

Ku janë tash? A kanë arritur në kohë? Tani e dini.

Pa thirrje e pa hamendje. Çdo punëtor në terren e ka listën e destinacioneve të ditës, ndërsa ju e shihni rrugën dhe orën kur arrin te secili klient, drejtpërdrejt në hartë.

  • Destinacionet e ditës, me radhëKlientët, adresat dhe sa larg janë, në telefonin e punëtorit.
  • Rruga dhe ora e mbërritjesShihni kur arriti dhe sa qëndroi te secili klient.
  • Edhe me ekran të kyçurVendndodhja ndiqet gjatë orarit edhe kur telefoni është në xhep.
  • Njoftim nëse fiket GPS-iAdministratori lajmërohet menjëherë.
  • Vetëm gjatë orarit të punësNdjekja ndalet vetë me daljen nga puna. Privatësia e punëtorit ruhet.
DREJTPËRDREJT
AK · rrugës për te Klienti 1
Si funksionon

Gati për punë brenda ditës.

Pa instalime në kompjuter dhe pa trajnime të gjata. Biznesi regjistrohet vetë, punëtorët bashkohen me numrin fiskal.

Regjistroni biznesin

Emri, numri fiskal dhe numri i punëtorëve. Fillon prova 7-ditore.

Regjistrimi i biznesit

Zgjidhni madhësinë

Nga 1 deri në 100+ punëtorë: platforma përshtatet me biznesin.

Zgjedhja e numrit të punëtorëve

Punëtorët bashkohen

Shkarkojnë aplikacionin, shkruajnë numrin fiskal të biznesit dhe kërkojnë qasje.

Ekrani i hyrjes

Ju aprovoni, fillon puna

Me aprovim, krijohet automatikisht edhe kontrata e punës.

✓ Punëtori u aprovua✓ Kontrata u krijua✓ Orari u caktua✓ Hyrja e parë: 08:00
Për punëtorin

Një ditë pune me Trend Workforce.

Kështu duket aplikacioni në telefonin e punëtorit, nga mëngjesi deri në fund të muajit. I thjeshtë sa një prekje, në shqip, anglisht ose gjermanisht, në Android dhe iPhone.

  1. Kujtesa për ndërrimin

    Telefoni e lajmëron punëtorin që ndërrimi fillon së shpejti, edhe kur aplikacioni është i mbyllur.

    • Njoftime për ndërrimet, aprovimet dhe pagat
    • Shënohen si të lexuara me një prekje
    Njoftimet e punëtorit
  2. Një prekje te HYRJE

    Kryefaqja tregon orën, ndërrimin e ditës dhe butonin e madh HYRJE. Vendndodhja verifikohet vetë, prandaj hyrja nuk mund të bëhet nga shtëpia kur punëtori duhet të jetë në punë.

    • Vendndodhja kontrollohet në çast
    • Vonesa llogaritet automatikisht sipas orarit
    • Punëtorët nga shtëpia bëjnë hyrjen nga kudo
    Kryefaqja me butonin HYRJE
  3. Ora e punës rrjedh, pushimi me një klik

    Butoni bëhet DALJE dhe ora e punës numërohet. Kur punëtori del në pauzë, shtyp "Fillo pushimin", dhe pushimi zbritet saktë nga orët.

    • Saktësia e GPS-it shihet në ekran
    • Pushimet regjistrohen veç e veç
    Punëtori në punë, me butonin DALJE
  4. Destinacionet e ditës, me radhë

    Punëtori në terren e sheh se ku duhet të shkojë sot: klienti, adresa, personi kontaktues, detyra dhe sa larg është.

    • "Navigo" e hap rrugën në hartë
    • "Kam arritur" e shënon ardhjen te klienti, me orë
    • Administratori e sheh drejtpërdrejt në hartë
    Destinacionet e sotme
  5. Pushim, avans apo ndërrim turni

    Pa letra dhe pa pritur te zyra. Punëtori zgjedh llojin, datat dhe e dërgon. Përgjigja i vjen si njoftim.

    Pushim vjetorPushim mjekësorOrë shtesëNdërrim turniAvansRimbursimPajisje
    Formulari i kërkesës së re
  6. Statusi i çdo kërkese, në një vend

    Miratuar, në pritje apo refuzuar: punëtori e di gjithmonë ku është kërkesa. Kolegët mund t'i kërkojnë edhe ndërrim turni njëri-tjetrit.

    Lista e kërkesave
  7. Dalja, dhe historiku i çdo dite

    Me DALJE mbyllet dita. Te historiku punëtori i sheh ditët e punës, orët, vonesat dhe orët shtesë, muaj për muaj. Ndjekja e vendndodhjes ndalet vetë.

    Historiku i pranisë
  8. Fletëpagesa në telefon

    Paga neto dhe bruto, ditët e punuara dhe orët shtesë për çdo muaj. Edhe avancat dhe ditët e mbetura të pushimit.

    Paga ime
  9. Profili dhe portali i punonjësit

    Të dhënat personale, kontakti në rast urgjence, kontrata dhe dokumentet, objektivat, trajnimet dhe pajisjet që punëtori mban.

    Profili i punëtorit
Çka mund të bëjë punëtori

Të gjitha, pa ardhur në zyrë.

✓
Hyrje dhe daljeMe vendndodhje të verifikuar
✓
Pushimet e pauzësFillo dhe mbaro me një klik
✓
Orari dhe ndërrimetKur punon këtë javë
✓
DestinacionetNavigim te klienti, "Kam arritur"
✓
Pushim vjetor e mjekësorKërkesë me data, me arsye
✓
Orë shtesëKërkesë dhe aprovim
✓
Ndërrim turniMe një koleg, me aprovim
✓
Avans dhe rimbursimeMe foto të faturës
✓
FletëpagesatÇdo muaj, neto dhe bruto
✓
Historiku i pranisëOrët, vonesat, orët shtesë
✓
Kontrata dhe dokumentetGjithmonë në telefon
✓
Pajisjet e miaÇka mban dhe kërkesë për pajisje
✓
Objektivat e vlerësimetSi po ecën në punë
✓
TrajnimetDhe certifikatat e fituara
✓
Njoftimet e kompanisëLajmet nga administrata
✓
Gjuha e vetShqip, anglisht, gjermanisht
Si bashkohet punëtori

Në dy minuta, nga telefoni i vet.

Nuk ka nevojë që administratori t'i krijojë llogari secilit. Punëtori regjistrohet vetë, ju vetëm e aprovoni.

  1. Shkarkon aplikacioninNga Google Play ose App Store
  2. "Regjistrohu si punëtor"Shkruan numrin fiskal të biznesit tuaj
  3. Plotëson të dhënatEmri, emaili, telefoni dhe fjalëkalimi
  4. Ju e aprovoniKrijohet kontrata, punëtori hyn menjëherë
Për administratorin

I gjithë departamenti HR, në xhepin tuaj.

Paneli i plotë i administrimit është brenda aplikacionit. Aprovoni, kontrolloni dhe paguani nga kudo, edhe nga kompjuteri.

Lista e punonjësve te paneli i administratorit

Prania drejtpërdrejt

Kush erdhi, kush vonoi, kush mungon, me vendndodhje dhe orë të saktë.

Oraret dhe ndërrimet

Turnet e javës, ndërrimet mes punëtorëve dhe pushimet në një kalendar.

Aprovimet me hapa

Kërkesat kalojnë te menaxheri, HR-ja dhe financat, secili me njoftim.

Pagat sipas ligjit

Tatimi dhe kontributet pensionale sipas Kosovës, bonuset, zbritjet dhe fletëpagesat.

Kontratat automatike

Kontrata e punës sipas Ligjit të Punës krijohet vetë dhe ju kujton kur skadon.

Rekrutimi

Link publik për aplikime, kandidatët, intervistat dhe punësimi me një klik.

Fillimi dhe largimi

Lista kontrolli për ditën e parë dhe për largimin, me kthimin e pajisjeve.

Pajisjet e kompanisë

Kush çka mban: laptop, telefon, vegla, edhe për punëtorët nga shtëpia.

Raporte dhe Excel

Prania, orët, pagat dhe performanca, gati për eksport në Excel, CSV ose PDF.

Për çdo biznes

I vogël apo i madh, në zyrë apo në terren.

Trend Workforce përshtatet me mënyrën si punon biznesi juaj, jo e kundërta.

1–5punëtorë5–10punëtorë10–50punëtorë50–100punëtorë100+punëtorë

Në zyrë

Hyrja e verifikuar brenda lokacionit të biznesit, me orar dhe vonesa.

Në terren

Destinacionet, rruga dhe vendndodhja gjatë orarit, në hartë.

Nga shtëpia

Hyrja nga kudo, pajisjet që mban në shtëpi dhe kërkesat për pajisje.

Hibrid

Disa ditë në zyrë, disa nga shtëpia: rregullat i caktoni ju.

Siguria dhe privatësia

Të dhënat e biznesit tuaj, vetëm tuajat.

Të ndara për çdo biznes

Çdo biznes ka hapësirën e vet të veçantë të të dhënave. Askush tjetër s'ka qasje.

Vendndodhja vetëm në orar

Asnjë ndjekje jashtë orarit të punës. Ndalet automatikisht me daljen.

Pa reklama, pa shitje të dhënash

Të dhënat nuk shiten dhe nuk përdoren për reklama. Fshirja e llogarisë në çdo kohë.

Abonohu i pari, përfito i pari

Së shpejti në Google Play dhe App Store.

Bizneset e para që lajmërohen tani marrin prezantim falas dhe kushte të veçanta në fillim. Ju e shihni platformën në veprim, me të dhënat e biznesit tuaj.

Së shpejti nëGoogle Play
Së shpejti nëApp Store

Kërkoni një prezantim

Ju kontaktojmë brenda një dite pune.

Pyetje të shpeshta

Çka pyesin bizneset.

A duhet të blejmë pajisje speciale?

Jo. Punëtorët përdorin telefonin e tyre (Android ose iPhone), administratori telefonin ose kompjuterin. Nuk ka aparat për gishta apo kartela.

Si e di që punëtori është vërtet në punë kur bën hyrjen?

Hyrja dhe dalja verifikohen me vendndodhjen e telefonit. Për punëtorët në zyrë kontrollohet që të jenë brenda lokacionit të biznesit, për ata në terren regjistrohet rruga dhe mbërritja te klientët.

A ndiqet punëtori edhe jashtë orarit?

Jo. Vendndodhja ndiqet vetëm gjatë orarit, pas hyrjes në punë, dhe ndalet automatikisht me daljen. Punëtori e sheh kur ndiqet.

A llogariten pagat sipas ligjit të Kosovës?

Po. Tatimi në të ardhura dhe kontributet pensionale llogariten sipas rregullave të Kosovës, bashkë me orët shtesë, bonuset dhe zbritjet. Fletëpagesa i shkon punëtorit në telefon.

Sa kushton?

Çmimi varet nga numri i punëtorëve. Çdo biznes fillon me 7 ditë provë falas, pastaj marrëveshja bëhet drejtpërdrejt me TREND Solution, me kontratë dhe faturë.

Kur del aplikacioni në Google Play dhe App Store?

Shumë shpejt: aplikacioni është në testim të fundit. Bizneset që kërkojnë prezantim tani e marrin të parat.